E moshuara nga Shkodra kërkon ndihmë: S’kam dru ku të ngrohem, ҫdo ditë marr një vakt ushqimor në kishë

by admin
Spread the love

Nga: Simon Shkreli

Pensioni mujor i Pashke Fushës nga Shkodra, 7.500 lekë, është sa një metër kub dru, Pashke Fusha nga Shkodra nuk ka mundësi të blejë dru, në këto ditë të ftohta ngrohet nën batanije.

Madje 65-vjeçarja jeton e vetme, bashkëshorti i ka ndërruar jetë dhe nuk u gëzuan me fëmijë.

“S’kam zjarr, s’kam dru. Ku të ngrohem? Me 75 mijë lekë, paguaj dritat, ujin. Burri ka 10 vjet që ka nderruar jete. Me pensionin e tij jetoj. S’kam të ardhura të tjera. Çdo ditë marr një vakt ushqimor në kishë”.

Pashke Fusha jeton në këtë dhomë, ku mungojnë kushtet më minimale.

Me shumë dinjitet kërkon ndihmë.

Kush ka mundësi ta ndihmojë me dru që të kalojë këtë dimër.

“Kush të mundet të më ndihmojë faleminderit, kush nuk mundet prapë I jam mirënjohëse se nuk ma kanë borxh!”, shprehet ajo.

Pashke Fushaj vuan nga disa sëmundje.

Me të ardhurat nga pensionin ble ilaçet, paguan ujin dhe dritat.

You may also like