E la nusen në ditët e para, rrezikoi karrierën e madhe për Kosovën

by admin
Spread the love

Vetëm një i çmendur do të harrojë yllin e futbollit shqiptar, Ardian Kozniku.

Një yll që rrezikoi edhe karrierën e tij në fillim të vitit 1993!

Më 26 dhjetor të vitit 1992 Kozniku u martua dhe pas një muaj e gjysmë rrezikoi karrierën, i hipi aeroplanit e drejt në Tiranë, për të luajtur në fanellën e kombëtares së Kosovës, pikërisht me 14 shkurt të vitit 1993.

Në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, Shqipëria e mposhti me rezultat 3:1 Kosovën në ndeshjen revyale.   

Kozniku u paraqit titullar. 

Në atëkohë luante në fanellën e Hajdukut të Splitit por ky klub nuk qe pengesë që ai t’i përgjigjet ftesës së selektorit Ajet Shoshollit në vitet më të vështira, në luftë kundër regjimit serb. 

Kozniku sot festoi 31 vjetorin e martesës.

Sot është i harruar në Kosovë.

You may also like