E keni menduar cila është forma më ekstreme e tradhtisë? – Shqip

by admin
Spread the love

Shpesh dëgjojmë raste tradhtish në çifte në jetën e përditshme, disa janë dhe ekstreme. Por, cila është forma më ekstreme e tradhtisë?

Sipas psikologëve të njohur, është poligamia. Ky fenomen nuk është as ligjor në shumë shtete të botës. Kur meshkujt bëjnë një jetë të dyfishtë, pra kanë dy familje njëkohësisht dhe asnjëra nga gratë e tij nuk e di për ekzistencën e tjetrës. E kur një fenomen i tillë ndodh, pasojat kur e vërteta del në dritë janë tronditëse, sidomos nëse në mes ka fëmijë.

Shkrimtarja e njohur Ossiana Tepfenhart thotë se janë pikërisht ato martesa që në dukje ngjajnë perfekte, që mund të mbajnë edhe sekretet më të errrëta. Gratë duhet të jenë vigjilente thotë ajo në rast se burri i tyre është shumicën e kohës duke udhëtuar larg, me pretekstin se ka punë. E një ditë zbulohet se ai ka kryer vizitat që duheshin në fakt te familja tjetër.

Është padyshim traumatike, thekson ajo. Arsyeja pse është forma më e keqe e tradhtisë është sepse të gjitha femrat kalojnë procesin e investimit emocional në lidhje, dhe sidomos kur kanë dhe fëmijë. Përveç zhgënjimit, këtyre grave u duhet të përballen dhe me probleme të shumta financiare.

Por, si janë zbuluar raste të tilla?! Në bazë të studimeve të kryera, janë histori të veçanta në vetvete, por forma e zbulimit të gënjeshtrës është thuajse e njëjtë. Në të shumtën e rasteve ndodh që gruaja e dytë telefonon burrin e saj dhe telefonin e kap pikërisht gruaja e parë e tij. Më tej, shpjegon psikologu, bashkëshorti jobesniki kërkon divorc gruas që ai e ndjen më larg emocionalisht.

Ossiana përshkruan historinë e një shoqeje të saj që po dilte me një djalë të quajtur Jeremy:

“Jeremy i thoshte vazhdimisht se donte të kishte fëmijë me të. Ai i foli për unazat, e shoqëroi në festa dhe theksoi se sa shumë donte një lidhje serioze. Veç se ai nuk e telefononte asnjëherë gjatë javës për shkak të “punës” së tij. Ata sollën në jetë një vajzë, dhe pas shumë vitesh u zbulua se ai kishte një familje të dytë.”

Janë këto e shumë raste të tjera, kur burrat në mënyrë të pashpjegueshme preferojnë të mbajnë dy familje duke i gënjyer vazhdimisht, pavarësisht se e dinë që një ditë do të zbulohen./tvklan.al

You may also like