“E kam thënë gjithnjë se po ndodhin gjëra të çuditshme”/ Ksavi, “hije dyshimi” mbi Madridin

by admin
Spread the love

Barcelona ishte në fushë në “Benito Vijamarín” kur “Santiago Bernabéu”, 24 orë para Barçës, ishte kthyer në një skenë “krimi”. Gjithçka lidhet me fitoren, me përmbysje të Realit kundër Almerias nga 0-2 në 3-2 me një gol të Dani Karvahal në minutën e 99-të. Një përmbysje, ku një rol të madh luajti sistemi VAR me tri ndërhyrjet e tij.

Dy golat e Realit Madridit dhe një i tretë i anuluar për Alamerian kaluan në lupë, duke u bërë temë diskutimi në të gjitha mediat spanjolle, por dhe përtej Spanjës. Si të mos mjaftonin përplasjet mes Realit dhe Almerias për atë që ndodhi në “Bernabeu” të dielën, në lojë është përfshirë dhe trajneri i Barcelonës, Ksavi me disa deklarata që nuk lënë vend për keqkuptim. Tekniku i katalanasve ishte i vetëdijshëm për gjithçka dhe dha disa mesazhe. “Më ka mbetur një reflektim nga Garitano (trajneri i Almerías) dhe Alfredo Relanjo, një gazetar shumë i mirë. Do të jetë shumë e vështirë të fituarit këtë Ligë. E kam thënë tashmë në Getafe. Pashë gjëra që nuk më inkuadronin.

Duhet të vazhdojmë të fitojmë, por ka gjëra që nuk i kontrollojmë dot. Të gjithë e kanë parë “, tha trajneri i Barçës. Si duket, kjo frazë e Ksavit nxiti të tjera pyetje dhe ai nuk e kafshoi gjuhën, duke kujtuar episodet e tjera. “Më kujtohet penalltia e Getafes, ajo e zhurmshmja kundër Rafinjës në Vajekas dhe goli në Granada nga Zhoao Feliks. Tashmë do të kishim gjashtë pikë më shumë në renditje. Ato nuk janë justifikime, janë realitete. Janë situata që nuk duhet të ndodhin, por që ndodhin dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Kjo është rruga”. Alfredo Relanjo, ishdrejtori i gazetës madrilene “AS”, ishte shumë kritik në “Cadena SER” për arbitrimin. “Kjo është një ditë e zezë për Realin e Madridit. Mendoj se tifozët e Realit nuk kanë shumë arsye për të festuar pas asaj çfarë ndodhi me Almerian”, tha ai.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like