“E kam studiuar kundërshtarin”, Xavi: Duhet të furnizojmë Lewandowskin, është lojtar i madh

by admin
Spread the love

Pas barazimit 2-2 në Europa League ndaj Manchester United, Barcelona rikthehet në La Liga teksa të dielën pret në Camp Nou, Cadizin.

Para përballjes me Cadiz, trajneri Xavi Hernandez foli në konferencën e zakonshme për shtyp ku theksoi se e ka studiuar mirë kundërshtarin duke shtuar se ata mbrohen shumë mirë.

“Kemi studiuar dhe kemi punuar për ndeshjen ndaj Cadiz. Presim një kundërshtar që do të qëndrojë për pjesën më të madhe të kohës në mbrojtje, do të na duhet të sulmojmë hapësirat pasi në sezonin e kaluar kemi humbur ndaj tyre. Tani jemi në një situatë ku pikët janë shumë të rëndësishme dhe nuk duhet të gabojmë.

Lewandowski është mirë dhe po bën ndeshje të mira. Ndoshta duket më pak në formë sepse në të kaluarën ka qenë në një formë të jashtëzakonshme duke shënuar edhe më shumë, por është një lojtar i madh dhe na ndihmon shumë.

Është një rrezik konstant për kundërshtarin dhe bën diferencën. Më bëhet qejfi sepse luan për skuadrën dhe ndihmon edhe me asist, lidhet mirë me shokët e skuadrës dhe është detyra jonë ta furnizojmë më shumë”, u shpreh Xavi.


Top Channel

You may also like