E dënojmë ashpër rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë – Shqip

by admin
Spread the love

Për rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë në veri të vendit nga policia serbe ka reaguar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se sindikata është e shqetësuar dhe dënon ashpër rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policor, sepse është shkelje e çdo marrëveshje, si dhe kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare sepse zyrtarët policor kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur integritetin e vendit”.

“Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë që mos ju ndodh asgjë e keqe, kurse kërkojmë nga të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit zyrtar policor  të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Policinë e Kosovës”, thuhet në reagim./Klankosova.tv

You may also like