E çuditshme, por e vërtetë/ Lojtarët e Interit udhëtuan drejt Milanos pa bërë dush, ja arsyeja

by admin
Spread the love

E çuditshme por e vërtetë! Një lajm qesharak vjen nga elita e futbollit italian, që më së shumti e kemi hasur në kategoritë inferiore në Shqipëri.  

Sipas “Gazzeta dello Sport”, futbollistët e Interit janë larguar nga “Allianz Stadium” drejt Milanos pa bërë dush. 

Arsyeja? Për shkak të një problemi, dushet nuk e kishin nxehur ujin dhe kësisoj interistët nuk patën mundësi që të laheshin.  

INTER

Një problem me sistemin e ngrohjes të “Allianz Stadium” i pengoi lojtarët e Juventusit dhe Interit të bënin dush pas takimit të Serisë A, duke i detyruar lojtarët zikaltër të kthehen në Milano për t’u larë në shtëpitë e tyre. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like