E bujshme nga Holanda, arrestohet nga Policia lojtari i Juventusit

by admin
Spread the love

Nuk ka paqe për Mohamed Ihattaren. Lojtari holandez që është në pronësi të Juventusit është arrestuar në Holandë. Sipas asaj që raporton De Telegraaf, Ihattaren është arrestuar në shtëpinë e tij në Utrecht dhe menjëherë është shoqëruar në polici.

Raportimet e para tregojnë se lojtari në pronësi të Juventusit është arrestuar për shkak të disa kërcënimeve. Megjithatë, ende nuk ka një version zyrtar të kësaj ngjarjeje, me Policinë që ende nuk ka dhënë më shumë detaje.

Ihattaren u transferua te Juventusi në vitin 2021, por më shumë është diskutuar për atë çfarë ka bërë jashtë fushe se sa brenda saj. Që prej transferimit te Juventusi, lojtari holandez është huazuar vazhdimisht në ekipe të tjera, fillimisht te Sampdoria, e më pas tek Ajaxi. /oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Facebook

You may also like