E bujshme nga Anglia, opsion për stolin e Bajernit bëhet dhe ish-futbollisti që i mohoi Champions-in

by admin
Spread the love

Bajerni po kalon një nga periudhat më të errëta, teksa përgjegjësia bie e gjitha mbi trajnerin Tomas Tuhel.

Gjermani duket se është shumë pranë shkarkimit nga stoli i bavarezëve, teksa në klub flitet edhe për shumë emra që pritet ta zëvendësojnë.

I fundit vjen nga Anglia dhe bëhet fjalë për Ole-Gunar Solskajer. Ish-sulmuesi norvegjez ndodhet pa skuadër që pasi u shkarkua nga Mançester Junajtid në vitin 2021.

solskjaer

Solskjaer ishte pikërisht ai që i prishi ëndrrën Bajernit për të fituar Ligën e Kampionëve në vitin 1999, duke i shënuar në minutën e fundit të takimit me dy gola të çmendur, që i dhanë Mançester Junajtid Champions-in e dytë në histori.

Në Gjermani tani pritet vetëm vendimi përfundimtar për shkarkimin e Tuhel, teksa presin dhe konfirmimin për teknikun e ri.

PANORAMASPORT.AL

You may also like