E BUJSHME/ Çavi gati t’i falë një vit Barçës, te katalanasit del hija e… Zhoze Murinjos

by admin
Spread the love

Çavi Hernándezit iu desh të gërmonte thellë në xhepat e tij për të ardhur në Barcelonë – pronari i Al-Sad kërkoi gjobën prej 5 milionë eurosh për largimin në mes të sezonit. Në sezonin e tij të tretë te Barcelona (të dytin të plotë) Çavi është më në dyshim se kurrë.

Trajneri është gjithashtu i gatshëm të humbasë para në rast se në fund të sezonit, presidenti Joan Laporta do të vendosë ta largojë nga drejtimi i klubit. Trajneri i Barcelonës e ka deklaruar vazhdimisht dhe shumë qartë se nuk dëshiron të jetë problem për klubin, aq më pak të futet në skenarë gjyqësorë.

Çavi ka vendosur Barcelonën para çdo rrethane tjetër, i vetëdijshëm se nëse klubi më në fund vendos të heqë dorë nga shërbimet e tij, kjo do të jetë sepse në fund ata nuk i kanë bërë detyrat e shtëpisë këtë sezon.

Në çdo rast, siç ka bërë me dije gazeta “AS”, trajneri i Barcelonës mbetet i bindur se ai dhe skuadra kanë forcë të mjaftueshme për të kapërcyer situatën delikate dhe për ta mbyllur sezonin me trofe siç dhe i kanë premtuar presidentit Laporta.

E vërteta është se meritat e trajnerit kanë filluar të lëkunden rrezikshëm. Humbja në finalen e Superkupës e ka ngritur shumë pikëpyetje për projektin e Barcelonës, më shumë për imazhin sesa për vetë disfatën.

Në çdo rast, Çavi e ka shumë të qartë se e ardhmja e tij varet nga trofetë. Nëse ky qershor del duarbosh, vazhdimësia e tij do të vihej në pikëpyetje. Do të ishte koha për të folur me Joan Laporta dhe për të bërë një reflektim të thellë mbi nevojat dhe të ardhmen e klubit.

Dhe këtu Çvi do të ishte bujar, i vetëdijshëm se klubi është mbi të gjithë. Trajneri do të japë dorëheqjen nga viti i mbetur i kontratës nëse e kërkon presidenti. Në asnjë rast ai nuk do ta çojë Barcelonën në gjykatë dhe nuk do të jetë problem.

MURINJO NË HORIZONT?! – Por kur pozitat e Çavit kanë nisur të lëkunden, hija e Murinjos është shfaqur. Sipas mediave spanjolle portugezi i larguar nga Roma do të ishte gati të kthehej në Spanjë te Barcelona.

MURINJO

PANORAMASPORT.AL

You may also like