E ardhmja e Chiesa në pikëpyetje, Juventus ultimatum: Rinovo ose largohesh në merkaton e verës

by admin
Spread the love

=E ardhmja e Federico Chiesa, sulmuesit të Juventusit dhe ekipit kombëtar i lidhur me klubin e nga Torino me një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, është ende për t’u shkruar.

Javët e fundit, mundësia e modifikimit të strukturës taktike për të bërë lojtarin e talentuar të përshtatet me Yildiz dhe Vlahovic është e dukshme, por është gjithashtu e qartë se një vit para afatit të kontratës, gjithçka mbetet e paqartë.

Prej javësh, Juventus ka diskutuar me rrethin e lojtarit për të gjetur një marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe, sipas “TuttoSport”, për momentin ka dy rrugë për të ndjekur. E para është që Chiesa të rinovojë, ndërsa e dytë është që të largohet në verë gjatë merkatos./ h.ll/abcnews.al

You may also like