Dy të vrarë mes protestuesve indigjenë që sulmuan stacionin e policisë në veri të Indisë (fotot)

by admin
Spread the love

Të paktën dy njerëz u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën teksa policia hapi zjarr ndaj protestuesve në shtetin verior indian të Manipur për të ndaluar disa qindra protestues që tentuan të bastisin stacionin e policisë.

Turma prej rreth 400 njerëzish të komunitetit Kuki-Zo tentuan të bastisin zyrat e kreut të policisë, teksa akuzonin policinë për bashkëpunonin me grupet që po nxisin tensionet etnike në vend.

Zyrtarët thanë se reaguan “në mënyrë proporcionale duke lëshuar gaz lotsjellës për të kontrolluar situatën”.

Rreth 200 njerëz janë vrarë në këtë rajon prej përplasjeve të dhunshme mes komunitetit minoritar Kuki-Zo dhe atij maxhoritar Meitei të nisura papritur prej vitit të shkuar. Churachandpur, ku strehohet komuniteti Kuki-Zo është nga vendet e para të këtij shteti ku u shfaqën përplasjet etnike.

Turma sulmoi stacionin e policisë pasi kreu i saj kishte shkarkuar një oficer nga komuniteti Kuki për ‘shkelje të sjelljes’, pas raportimeve të publikimit të imazheve të tij me armë në dorë.

Protestuesit kërkonin rivendosjen në punë të oficerit teksa mes protestave dogjën disa automjete të policisë, ndërsa dhuna u përhap në disa zona të qytetit.

Forumi vendas i minoriteteve indigjene kishte paralajmëruar kreun e policisë Shivanand Surve, i cili lëshoi urdhrin e shkarkimit të largohej nga Churachandpur brenda 24 orëve.

Në një deklaratë ata thonin: “Megjithë provat e shumta se policia e Meitei po bashkëpunon militantët që dhunojnë komunitetet tribale, asnjë veprim nuk është marrë ndaj tyre, por përkundrazi, një oficer i komunitetit Kuki-Zo shkarkohet menjëherë bazuar në një foto”.