Dy të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik

by admin
Spread the love

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili shtoi se në aksident ishin të përfshira dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.

“Sot, rreth orës 16: 15 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të pikës së karburantit “IP Petrol” në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy vetura, njër me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja”, u shpreh Veseli.

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore pësojnë dy persona, pasagjerë nga vetura me targa vendore, të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emeregjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin”.

You may also like