Dy ngjarje olimpike do të organizohen poshtë Kullës Eifel

by admin
Spread the love

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Paris 2024” kanë bërë me dije se pranë Kullës Eifel do të organizohen dy evente sportive. Ata do të shfrytëzojnë hapësirat përreth objektit të njohur për të zhvillua ndeshjet e beachvolley dhe futbollit në bar me 5 lojtarë.

Ata shpresojnë që zhvillimi i këtyre ndeshjeve në një hapësirë kaq të hapur do të afrojë edhe më shumë tifozë e turistë. “Kulla Eifel” është zemra e Parisit dhe aty do të zhvillojmë disa evente për të promovuar qytetin e turizmin”, thanë organizatorët e Olimpiadës.

Përveç Kullës Eifel, organizatorët po mendojnë të shfrytëzojnë edhe të tjera ambiente publike për të organizuar eventet e Olimpiadës.

Sipas tyre, kjo do të sillte një rritje të numrit të biletave, sidomos për turistët e huaj që duan të shohin “live” eventet sportive.

You may also like