Dy gola për gjashtë minuta, Interi i papërmbajtshëm ndaj Atalantës

by admin
Spread the love

Pjesa e parë e sfidës Atalanta-Inter, përfundoi në barazim 1-1.

Nigeriani Lookman kaloi vendasit në avantazh me një penallti të ekzekutuar saktë në minutën e 25’.

Zikaltrit reaguan dhe 11 minuta më vonë barazuan me anë të Edin Dzekos. Ekipi i Simone Inzaghit e ka nisur shumë mirë fraksionin e dytë të sfidës.

Dzeko gjeti golin e dytë personal pas një asisti të Dimarcos në minutën e 56’, ndërsa gjashtë minuta më vonë pati festë edhe për Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas, devijoi saktë me kokë një krosim të ardhur nga këndorja, por u ndihmua edhe nga mbrojtësi Palomino, i cili dërgoi gabimisht topin në portën e tij.

Avantazh i dyfishtë dhe tepër i rëndësishëm për Interin, që ka hedhur një hap të sigurt drejt sigurimit të tri pikëve të arta në një transfertë të vështirë në Bergamo./ Super Sport


Top Channel

You may also like