Dy ekipe angleze të interesuar për Vedat Muriqin

by admin
Spread the love

Sulmuesi prizrenas i Lazios, Vedat Muriqi mund të përfundojë në Premier Ligë pasi që për të janë interesuar Leeds United dhe Hull City

Sipas TuttoMercatoWeb, Hull City është afruar për Muriqin, por për momentin ata janë duke shikuar sulmues të tjerë.

Për të ka interes edhe nga skuadra që po vuan për rezultate e Premier Ligës, Leeds United, të cilët kanë shënuar vetëm 21 gola këtë sezon dhe janë në vendin e 16-të.

Sulmuesi kosovar që i kushtoi Lazios 20 milionë euro për ta marrë atë nga Fenerbahçe në shtatorin e 2020, e që nuk pati shumë minuta të luajtura në fanellën bardhëeblu, mund të largohet që në janar.

Kosovari ka bërë 48 paraqitje për klubin, duke shënuar vetëm dy gola dhe bërë dy asiste.

You may also like