Duro pas barazimit në Kratovë: Nuk mund të them se jemi në krizë

by admin
Spread the love

Barazimi (0:0) i Struga Trim Lum në ndeshjen kundër Sileksit në Kratovë nuk e ka kënaqur aspak trajnerin Shpëtim Duro, kjo për mungesës së realizimit.

Edhe përkundër dominimit total për gjatë gjithë takimit, në fund barazim pa gola, i dyti në tre ndeshjet e para të stinorit pranveror…

Edhe pse luajtëm mirë, dominuam ndeshjen, krijuam shumë raste, madje edhe shënuam, por i njëjti u anulua, që më pas të humbim rastin për të shënuar nga pika e bardhë, në fund nga Kratova u kthyem me vetëm një pikë, duke mos arritur të shënojmë dot në ndeshjen e dytë nga gjithsej tre në kuadër të stinorit pranveror.

Kjo ka shqetësuar edhe trajnerin Shpëtim Duro, i cili megjithatë beson te skuadra, duke potencuar se ky kampionat do të jetë i këtillë, shumë i rëndë dhe i ngushtë, duke bërë që lufta për titull të zhvillohet deri në fund.

“Kishim dominim total, mirëpo e gjithë kjo është e kot, nëse kemi parasysh se humbim shumë raste për gol, madje po humbasim edhe penalti.

Po ndodh dy ndeshje rradhazi që të humbasim nga pika e bardhë” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro, i cili thotë se pavarësisht 3 barazimeve të njëpasnjëshme në pranverë, skuadra nuk është në krizë.

“Nuk mund të them se jemi në krizë, kjo pasi skuadra po prodhon shumë raste për gol.

Thjeshtë në këto ndeshje fati na e ka kthyer shpinën. Sot vetëm në 20 minutat e fundit të takimit kishim 6 raste të mira për gol.

Kjo tregon se jemi mirë si skuadër, por që na mungon finalizimi” – përfundoi Duro, i cili sot kundër Sileksit regjistroi gjithsej ndeshjen e tij të 40-të në bankinën e skuadrës tonë.

Ndërkohë, kujtojmë se me Duron vetëm në ndeshjet e kampionatit maqedonas, numërojmë 22 fitore, 5 barazime dhe 5 disfata.

You may also like