Duro: Nuk shënuam dhe u ndëshkuam! Nuk ka eufori, skuadra krijoi shumë edhe sot

by admin
Spread the love

Trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro ka folur për Oversport pas humbjes përballë Bylisit.

“Vinim nga një ecuri pozitive, por futbolli i ka këto, i pranon këto rezultate. Nuk ishte eufori, në futbollin shqiptar nuk ka diferenca dhe nëse nuk shfrytëzon rastet edhe mund të ndëshkohesh. Mendoj që dominuam ndeshjen dhe kishim disa raste shënimi si në pjesën e parë edhe në të dytën.

Bylisi ka një skuadër që luan rrezikshëm në kundërsulm dhe në fund na ndëshkuan. Nuk jam i kënaqur, sepse nuk shënuam. Bëra zëvendësime, Delarge pati një rast të pastër për të shënuar, por i tillë është futbolli.

Shenjë alarmi? Mund të ketë eufori në skuadër, por kam folur me lojtarët që sfida ndaj Bylisit ishte më e vështirë se ndaj Vllaznisë. Nuk shënuam dhe u krijuan vështirësi. E rëndësishme është që të reagojmë. Nuk është shenjë alarmi, pasi skuadra reagoi mirë edhe sot. Humbja do të na shërbejë si mësim, që të përqendrohemi për ndeshjen e radhës”, ka thënë Duro. / Oversport.tv

You may also like