Dukagjini fiton me “frymën e fundit” ndaj Lirisë

by admin
Spread the love

Skuadra e Dukagjinit ka siguruar fitoren 2:1 ndaj Lirisë në minutën e 106-t të ndeshjes që u zhvilluar të enjten në Klinë dhe i takoi xhiros së 21-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Blerind Morina shënoi golin e fitores pas topit të kthyer nga portieri Stivi Frashëri, i cili priti penalltinë. Në fakt, Frashëri priti dy herë penalltinë e gjuajtur nga Morina. Penalltia e parë u përsërit për shkak të daljes së portierit para kohe, ndërsa Frashëri e priti edhe të dytën por jo edhe golin e shënuar nga afër.

Me këtë fitore, Dukagjini ka tubuar 30 pikë sa i ka edhe Prishtina kurse Liria mbetet e fundit me vetëm 9 pikë.

Për Lirinë, kjo është humbja e tretë në po aq ndeshje të luajtura në pranverë. Skuadra e Dukagjinit avancoi në minutën e 14-të me anë të Iljasa Zulfiut.

Megjithatë, Liria barazoi rezultatin në minutën e 70-të me anë të Rigon Spahiut por që nuk arriti t’i shpëtoj humbjes.

You may also like