Duhet të rishikohet vendimi për normën e TVSH-së për disa produkte – Shqip

by admin
Spread the love

VMRO-JA THIRRJE QEVERISË: TË KORRIGJOHET LISTA E PRODUKTEVE ME TVSH

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi vlerëson se qytetarët më shumë reagojnë ndaj rritjes së TVSH-së nga 5 në 10 për qind për 10 produkte ushqimore nga gjithsej 2000 grupe të produkteve  që përfshihen me vendimin qevertiar. Por megjithatë ai thotë se nuk e ka problem që qeveria në seancën e ardhshme të ndryshojë vendimin për ato produkte.

“Vërtetë nuk futemi në atë për të përckatuar se çfarë është luks e çfarë jo…Mund të jetë lëshim por mund edhe të mos jetë. Unë them që ka një reagim të qytetarëve ndaj produkteve të caktuara pasi këtu po flasim për 10 produkte në 200 prouktet që janë përfshirë me vendimin. 2 mijë grupe të produkteve që janë përfshirë, andaj them për janë rreth 10 deri në 15 produkte dhe këtu nuk shoh ndonjë problem të madh që 10 e ca produkte të kenë korrigjim të TVSH-së”, tha Fatmir Bytyqi.

Opozitarja VMRO-DPMNE i bëri thirrje qeverisë që urgjentisht të korrigjojë listën e produkteve me TVSH të rritur. Sipas opozitës, të gjitha produktet që janë pjesë e përdorimit të përditshëm duhet të kthehen në 5% TVSH.

“Në listën e produkteve që nga sot do të kenë TVSH-në 10% në vend të 5% janë edhe produktet ushqimore, çmimet e të cilave janë ngrirë deri më 30 nëntor të këtij viti. I bëjmë thirrje qeverisë që sot të mbajë seancë urgjente dhe të korrigjoj listën dhe të gjitha produktet që janë pjesë e saj nga përditshmëria e qytetarëve t’i kthejë me një normë të TVSH prej 5%. Është më se e nevojshme që kjo qeveri të zëvendësohet sa më shpejt sepse paaftësinë e tyre po e paguajmë çdo ditë”, tha Bojan Stojanovski.

Qeveria në mbledhjen e 19 SHTATORIT morri vendim me të cilin uli çmimet e mbi 50 produkteve ushqimore me të paktën 10 për qind. Çmimi referencë për uljen e çmimeve për 10 për qind ishte 1 gushti.  Produktet që përfshihen  me vendimin qeveritar në raftet e marketeve shënohen me etiketa si çmim i garantuar./KlanMacedonia

You may also like