Duel i zjarrtë mes Napolit dhe Tottenhamit për mbrojtësin e Genoa-s

by admin
Spread the love

Dy klubet e njohura evropiane, Napoli dhe Tottenhami raportohet se janë duke bërë garë të “nxehtë” për mbrojtësin rumun të Genoa-s, Radu Dragusi.

Kampionët në fuqi të Italisë dhe skuadrës angleze, sipas mediave italiane, synojnë ta blejnë rumunin gjatë këtij muaji.

Dragus po bën një sezon të madh me Genoa-n, duke ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane, por, siç raportohet, ‘Napolitanët’ dhe ‘Spurs’ janë futur fuqishëm në garë për rumunin.

“Duel i ndezur mes Napolit dhe Tottenhamit për mbrojtësin rumun Radu Dragusin, por Genoa kërkon 30 milionë euro”, shkruan “Sky Sport”.
Kujtojmë se Juventusi verën e kaluar e kishte shitur lojtarin te Genoa për 5.5 milionë euro.

You may also like