Drogë në pastat e dhëmbëve, arrestohen 65 persona në Vietnam

by admin
Spread the love

 65 persona janë arrestuar në Vietnam për trafikimin e 50 kilogramë drogave të fshehura në tubetat e pastës së dhëmbëve.

Arrestimet u bënë pasi katër punonjës të linjave ajrore të Vietnamit u arrestuan muajin e shkuar me tubeta paste dhëmbësh në bagazhet e tyre që ishin mbushur me droga, pas një fluturimi nga Parisi në Ho Chi Minh.

Policia tha se arrestimet e kësaj jave vijnë pas zbulimit të gjashtë dërgesave të narkotikëve të futura në Vietnam në të njëjtën mënyrë, shkruan rrjeti BBC.

Mediat vendase thanë se të ndaluarit po hetohen për krime të ndryshme si shitje, blerje dhe magazinim narkotikësh.

Të dyshuarit drejtoheshin nga i njëjti rrjet që kishte rekrutuar dhe punonjësit e fluturimeve.

Autoritetet thanë më herët se më shumë se gjysma e 327 pastave të dhëmbëve që transportoheshin nga punonjësit e fluturimit, ishin të mbushura me droga të jashtëligjshme.

Punonjësit e dyshuar dëshmonin se “nuk ishin në dijeni” të përmbajtjes së tubetave të pastës së dhëmbëve.

Ata shtojnë se trafikantët gjithashtu përdorin studentë vietnamezë që studiojnë jashtë vendit, kryesisht në Francë për të transportuar drogërat.

Pas mbërritjes në aeroportin e Vietnamit, drogat transportoheshin me shërbime shpërndarjeje në Dong Nai, provinca pranë Saigon.

Megjithëse Vietnami ka disa nga ligjet më të ashpra në botë për dogërat, vendi është një pikë kryesore e trafikut të ndaluar aziatik.

Për zotërimin e 600 gramë heroin ose 2.5kg metamfetamina në Vietnam jepet dënimi me vdekje.

Kryeqyteti Ho Chi Minh mbetet një pikë e rëndësishme trafiku prej afërsisë së tij me Kamboxhian.


Top Channel

You may also like