Driton Selmanaj, kryetar i ri i Degës së LDK-së në Prizren

by admin
Spread the love

Lidhja Demokratike e Kosovës sot e zgjedhur kryetar të degës në Prizren, Driton Selmanajn.

Në njoftimin e lëshuar nga ky subjekt thuhet se para se t’i fillonte punimet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, të pranishmëve iu drejtua kryetari Lumir Abdixhiku, i cili shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë veprimtarët e veprimtaret e LDK-së.

“Zgjedhjet në Prizren, vijojnë si pjesë e riorganizimit të brendshëm tonë politik. LDK, po përmbyllë me sukses edhe një cikël zgjedhor, të nisur në 11 degët e saj. Së bashku me këto 11 degë, LDK ka përfunduar dhe procesin zgjedhor në Forum të Gruas e në Forum Rinor”.

“Të dy proceset kanë ofruar pas 6 viteve struktura të reja, udhëheqje të freskuar e energji të re për sfidat përpara. Në të njëjtën kohë, ne kemi nisur procesin e regjistrimit të anëtarësisë sonë; dhe derisa flasim këtu sot, mbi 40 mijë anëtarë janë regjistruar në platformën tonë. Përtej regjistrimit, LDK është në përfundim të hartimit të programit të ri politik”.

“Plot 29 ekipe me dhjetëra ekspertë në to, po ndërtojnë programin më gjithëpërfshirës që ka pasë Kosova ndonjëherë. I njëjti do të jetë jo vetëm platformë e opozitarizmit të sotëm, por dhe program garues në zgjedhjet e ardhshme e program qeverisës pas zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

You may also like