Drita e fiton miqësoren me Erzenin

by admin
Spread the love

Drita ka shënuar fitore në miqësoren me skuadrën shqiptare, Erzenin.

Drita është duke vazhduar me përgatitjet në Durrës, atje ku edhe e zhvilloi këtë ndeshje.

“Intelektualët” shënuan fitore 3-0, me golat e shënuar nga Astrit Fazliu, Albin Krasniqi dhe Arbnor Muja.

Klubi gjilanas ka njoftuar se sot u aktivizuan të gjithë lojtarët në përjashtim të Betim Haxhimusës, për të cilin u tha se kishte një shqetësim, duke mos zbuluar detaje tjera.

Kujtojmë se pas ndeshjeve të kombëtare, në javën e ardhshme do të rikthehet në aksion Superliga e Kosovës, me ndeshjet e javës së 14-të.

Drita do të jetë nikoqire e Drenicës, më 20 nëntor.

You may also like