Drejtori sportiv i Dortmund konfirmon interesimin e Liverpoolit për Bellingham dhe zbulon shanset e transferimit

by admin
Spread the love

Drejtori i Borussia Dortmundit, Sebastian Kehl ka konfirmuar se Liverpool është një ndër klubet e interesuara për nënshkrimin me Jude Bellingham.

18-vjeçari është sensacion për momentin dhe konsiderohet si një ndër talentët më të mëdhenj në Gjermani.

Bellingham kaloi te Dortmund për 25 milionë funte, duke hedhur poshtë mundësinë e kalimit te Manchester United dhe Juventus.

Ndërsa, tani anglezi në rast që vendos të largohet do kushtojë shumë më shumë.

Dortmund kërkon hiq më pak se 100 milionë funte për talentin e radhës, duke ndjekur shitjen e Jadon Sancho te United për 72 milionë euro.

Kehl ka konfirmuar interesimin e Liverpool për futbollistin, mirëpo bëri me dije se nuk ka klauzolë lirimi.

“Ka shumë interesim rreth Jude Bellingham, jo vetëm Liverpool. Por, nuk ka ndonjë klauzolë lirimi. Ai është i lumtur këtu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, interesim përpos Liverpoolit, thuhet se kanë edhe Man United, City dhe Chelsea.

You may also like