Drejtori i CIA-s: Putini ka një vetëbesim të tepruar se mund ta mposhtë Ukrainën

by admin
Spread the love

Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë, Drejtori i CIA-s William Burns tha se presidenti rus Vladimir Putin ka vetëbesim të tepruar tek aftësia e ushtrisë ruse për ta detyruar gradualisht Ukrainën që të dorëzohet.

Në një intervistë, ai tha se kreu i shërbimeve ruse pati shpalosur gjatë një takimi në nëntor një ndjesi arrogance dhe krenarie të tepruar në të njëjtën linjë me vetë Putin “se ai mund ta shfrytëzojë kohën në favor të tij, se ai beson se mund ta shkatërrojë gradualisht Ukrainën, se mund t’i lodhë aleatët evropianë dhe se me kalimin e kohës do të zërë vend edhe një lodhje politike”.

Burns tha se Putin është shumë i vendosur për të vazhduar luftën në Ukrainë pavarësisht nga viktimat, mangësitë taktike, dëmin ekonomik apo reputacionin e Rusisë.

“Unë mendoj se Putini është, për momentin, plotësisht i sigurt në aftësinë e tij … për të shkatërruar Ukrainën,” tha ai. Burns tha gjithashtu se Putini po nënvlerëson vendosmërinë e SHBA për të mbështetur Ukrainën dhe se nga eksperienca e tij ka konstatuar se pikëpamjet e udhëheqësit rus janë se amerikanët “kanë çrregullime në përqëndrimin e vëmendjes dhe se shumë shpejt do të orientohen drejt temave të tjera”.

Artikulli paraprakUashingtoni paralajmëron: Pasoja të rënda në qoftë se Pekini ndihmon Moskën

You may also like