Drejtoi Seleçaon për 6 vite, Tite pranë stolit të skuadrës së dashur të brazilianëve

by admin
Spread the love

Flamengo ka shkarkuar Jorge Sampaolin.

Drejtuesit e klubit brazilian kanë vendosur ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin argjentinas, i cili zbarkoi në Rio De Janeiro vetëm pesë muaj më parë.

Kuqezinjtë nuk ia dolën të fitonin Kupën e Brazilit, trofe që shkoi për Sao Paulon. Që triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 2-1 në dy ndeshjet kundër Flamengos.

Zoti Jorge Sampaoli dhe stafi i tij nuk do të menaxhojnë më skuadrën kuqezi”, lexohet në komunikatën zyrtare të Flamengos. Ku nuk mungon urimi për të ardhmen e tyre.

Sampaoli kishte edhe një vit kontratë me një nga klubet më të dashura në Brazi. Dhe nga ky shkarkim do të përfitojë rreth 1.8 mln euro.

Ndërkohë, kandidati kryesor për t’u ulur në pankinën e Flamengos është Tite, ish-trajneri i Brazilit. I cili qëndron pushim prej përfundimit të Botërorit Katar 2022./ Shqip


Top Channel

You may also like