Drejtësia mbyll dosjen e Diego Maradonës me akuza për përdhunim…

by admin
Spread the love

Drejtësia argjentinase vendosi të pushojë çështjen që akuzon Diego Maradonën për abuzim dhe dhunë. Gjykatësi Daniel Rafacas vlerësoi, se vdekja e Diego Maradonës në nëntor 2020, i kishte “shuar” veprimet juridike mbi faktet e pretenduara, të cilat, për më tepër ishin të parashkruara, pasi kishin ndodhur më shumë se 20 vjet më parë, pikërisht në fillim të viteve 2000.

Drejtësia kishte dëgjuar në fund të nëntorit Mavys Alvarez Rego, nënë e dy fëmijëve që jetonte në Miami, në Shtetet e Bashkuara.

Ajo pretendonte se ishte takuar me Maradonën në moshën 16-vjeçare, kur ylli, atëherë rreth të dyzetave, jetonte në Kubë, ku po i nënshtrohej trajtimit nga droga. Ajo kishte treguar se kishte pasur një lidhje prej 4 deri në 5 vitesh me të, duke përmendur episode dhune dhe në një rast “përdhunim”.

Përfaqësuesi ligjor i Mavys Alvarez në Argjentinë, Fernando Miguez, shprehu keqardhjen që gjyqtari nuk thirri dëshmitarët. Ai theksoi, se ankesa kishte për qëllim rrethin e Maradonës dhe se vdekja e yllit, nuk e shuan veprimin ligjor. Ai njoftoi për AFP vendimin e tij për të apeluar në dhomën e hetimit.

You may also like