Dramë në Shtip, Shkëndijes i mohohet fitorja në fund

by admin
Spread the love

Bregallnica dhe Shkendija luajtën baras (2:2) në Shtip në ndeshjen e parë të javës së 15-të në Ligën e Parë të Maqedonisë.

Shkëndijës i mohohet fitorja në minutën e 87-të, kur vendasit barazuan. 

Në minutën e 22-të penallti për kuqezinjtë, ku Dashmir Elezi e konkretizoi në gol.

Në pjesën e dytë Bregallnica ka barazuar (54’) me golin e Viktor Velkovskit, ndërsa në minutën e 68-të me Aganspahiq shënoi për 1:2.

Bregallnica në minutën e 73-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas kartonit të dytë të verdhë të gjeorgjianit Luka Robakidze. 

Por kjo nuk ishte pengesë që shtapianët me anë të Gjorgjievit në minutën e 87-të të barazojnë (2:2). 

Shkëndija kryeson me 29 pikë e Bregallnica renditet n pozitën e 11-të me 15 sosh.

You may also like