Dramë në “Minatori” – Trepça minimalisht mposht Sigal Prishtinën

by admin
Spread the love

Dramën që u zhvillua sot në palestrën e sporteve “Minatori” e fitoi KB Trepça.

Trepça e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 88:85 (22:17, 23:18, 18:30, 25:20) Sigal Prishtinën.

Te Trepça basketbollistët më të mirë ishin Jordy Tshimanga me 20 pikë e 15 kërcime, Drilon Hajrizi me 17 pikë e pesë kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 14 pikë e gjashtë kërcime.

Ndërkaq, më të dalluarit te Sigal Prishtina ishin Derrick Ëilson me 21 pikë e shtatë asistime dhe Malcolm Armstead me 19 pikë e katër kërcime.

Trepça ka 14 fitore e dy humbje deri tani, ndërsa Sigal Prishtina numëron dhjetë fitore e gjashtë humbje.

Kjo përballje ishte e vlefshme për xhiron e 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Rezultati final, 88:85 në favor të Trepçës.

 

You may also like