DPHM: Shi i rrëmbyeshëm intensiv, erë e fortë dhe breshër

by admin
Spread the love

Sot në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë dhe kushte për paraqitje breshëri.
Nën ndikimin e një mase ajrore të paqëndrueshme dhe të lagësht, gjatë fundjavës do të jetë e paqëndrueshme në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Për shkak të energjisë dhe lagështisë së lartë në atmosferë në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie të përcjellë me shira të rrëmbyeshëm të bollshëm në një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike, erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe shfaqje të izoluara të breshër.
Ndërsa në Luginën e Shkupit pasdite vonë dhe gjatë fundjavës do të jetë jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në pjesë të luginës do të krijohen kushte për paraqitje të stuhive me reshje të dendura të shiut, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshërit.

Në rast shkarkimesh elektrike, rekomandohet të tregoheni më të kujdesshëm, të mos qëndroni në ambiente të hapura dhe nën pemë.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like