Dortmundi zhgënjen si Bayerni, Leipzigu e eliminon nga Kupa e Gjermani

by admin
Spread the love

Leipzigu është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e edicionit 2022/2023 në Kupën e Gjermanisë. Skuadra e Marco Rose eliminoi Borussian e Dortmundit me rezultatin 2-0.

Në “Red Bull Arena”, Leipzigu dominoi të gjithë ndeshjen, duke diktuar ritmin dhe duke treguar më shumë dëshirë se “verdhezinjtë”.

Skuadra e Terzic vuajti shumë, me Dortmund që nuk ia doli të kërcënonte në asnjë moment portën e Balswich.

Timo Werner vulosi pjesën e parë, me sulmuesin i cili shënoi në minutën e 22-të, duke shfrytëzuar pasimin e Simakan.

Në fraksionin e dytë, Leipzigu dominoi përsëri, ndërsa Dortmundi kërkoi të reagonte në fund, në kohën shtesë, por portieri i vendasve ishte maksimalisht i vëmendshëm për të mbajtur portën e tij të paprekur dhe të sigurt kualifikimin.

Pikërisht në momentin kur Dortmundi kërkoi të realizonte golin e barazimit, Laipzigu gjeti befasinë në portën e “verdhezinjëve” dhe Orban realizoi golin e dytë në minutën e 98-të.

2-0 dhe Leipzigu prek përsëri fazën gjysmëfinale, ndërsa Dortmundi nuk ia del të shkojë në këtë fazë për herë të dytë radhazi. Leipzigu u bashkohet skuadrave të tjera të kualifikuara, Freiburg, Stuttgart dhe Frankfurt.


Top Channel

You may also like