Donte të hidhej nga ballkoni, 74-vjeçarja shpëtohet brenda disa sekondave në një mënyrë jo të zakontë (Videoja virale)

by admin
Spread the love

Brigada e Zjarrfikësve në Singapor ka shpëtuar në kohë rekord një të moshuar që donte të kryente vetëvrasje.

Në një video të shpërndarë në rrjete, e cila shumë shpejt u bë virale, shihet sesi ekipi i Zjarrfikëses e shpëton 74-vjeçaren brenda disa sekondave.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua të shtunën e kaluar por është bërë viral në 24 orët e fundit.

Siç shihet edhe në video, shpëtimtarët, të cilët janë përhapur në të gjitha banesat përreth, pa humbur kohë të çmuar dhe me lëvizje tepër të koordinuara hedhin rrjetat e sigurisë, ndërsa kanë arritur në pak sekonda të imobilizojnë gruan, e cila nuk ka kohë të reagojë.

You may also like