Donnarumma analizon sezonin: S’mund të jemi të kënaqur, dua të fitoj shumë trofe

by admin
Spread the love

Gigi Donnarumma e konsideron pozitiv sezonin e PSG-së, edhe pse mungoi triumfi në Champions League. I intervistuar nga faqja zyrtare e klubit parizien, “gardiani” i kombëtares italiane deklaroi”

“Ishte titulli im i parë, kampionati im i parë i fituar, ndaj jam shumë i lumtur që e bëra këtu. Dhe pastaj është titulli i dhjetë në historinë e klubit, barazuam rekordin e St Etienne, kështu që më bën edhe më të lumtur”.

Nga keqardhja për Champions League, te krenaria me titullin, Donnarumma më tej shton:

“Fatkeqësisht, u eliminuam nga Champions League, por ishte një vit i bukur dhe emocionues. E vështirë… Ishte e vështirë për ta përtypur humbjen kundër Realit të Madridit, por ne e pranuam dhe vazhduam sepse kishte ende për të luftuar në kampionat dhe në fund mundëm të reagonim. Kështu që unë do të thosha se sezoni ishte pozitiv në përgjithësi.”

Duke parë nga e ardhmja, Donnarumma nuk vendos kufij:

“Ne nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur dhe vitin e ardhshëm do të përpiqemi të fitojmë sa më shumë tituj. Jam ende në fillim të karrierës sime dhe dua të fitojmë shumë trofe të tjerë.”

Sa i përket alternimit me Keylor Navasin, Gigio është i sinqertë:

“Ne jemi vërtet miq të mirë. Ishte e vështirë të përshtateshim, por me marrëdhënien tonë arritëm të ecnim përpara, të ndiheshim mirë së bashku. Në dhomat e zhveshjes ne bënim gjithmonë shaka. Keylor është një djalë i mrekullueshëm dhe kaluam shumë mirë së bashku.”


Top Channel

You may also like