Doni të dini pse Vulin është “gomar”?! Ja pse ia ka ndaluar hyrjen në Serbi kësaj këngëtareje – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-drejtori i Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, njeriu të cilin kryeministri Rama do e etiketonte si “gomar” kohë më parë, tha se këngëtares boshnjake Selma Bajrami, me urdhër të tij i është ndaluar hyrja në Serbi, sepse ajo para kamerave ka treguar me krenari simbolet e “Shqipërisë së Madhe”.

Ai tha për Tanjug se çdo këngëtar që do të bënte një foto me urimin “Sieg Heil” (përshëndetje naziste) vështirë se do të mbante një koncert në Izrael, duke bërë kështu një paralele pa logjikë, pasi shqiptarëve nuk u atribuohen vrasje masive siç bënë nazistët; kjo u atribuohet serbëeve, politikës së Vulinit.

“Nuk mund të tregosh simbolet e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe të marrësh para në Serbi. Siç e thashë, derisa isha në shërbim të Serbisë si drejtor i BIA-s, kam nxjerrë një sërë urdhrash kanë të bëjnë me të gjithë ata që shkelin dinjitetin e Serbisë dhe popullit tonë”, tha Vulin.

Kujtojmë se Bajrami, siç pretendon Tanjug duke cituar burime në strukturat e sigurisë së Serbisë, është ndaluar në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit teksa po tentonte të hynte në vend, pas së cilës ajo u kthye menjëherë me aeroplanin që fluturonte për në Sarajevë.

Sipas medias serb, nga fundi i nëntorit u publikua një video në të cilën këngëtarja boshnjake tregon shqiponjën dykrenare duke kënduar këngën shqipe “Valle kosovare”.

Vetë ajo reagoi duke thënë: “Rrënjët e mia janë nga Kosova, pra gjyshi im ishte nga Kosova. Në performancën e lartpërmendur në Sarajevë, një burrë nga publiku më kërkoi atë këngë dhe unë nuk shoh asnjë problem për ta kënduar atë këngë.

Unë kam qenë gjithmonë një këngëtare që këndoj për të gjitha kombet…dhe për boshnjakët, për serbët dhe për shqiptarët. Për të gjithë! Secili do ta interpretojë ashtu siç dëshiron.”

Më pas edhe Ivica Daçiç tha se ka arsye që këngëtares t’i ndalohet hyrja në Serbi. /tesheshi.com/

You may also like