Donaldi zbulon lidhjen e veçantë që ka me djalin e Borës, Arborin (FOTO)

by admin
Spread the love

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë një nga çiftet më të dashur e më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Dyshja kanë vendosur të shkojnë me pushime dhe së bashku me ta është edhe djali i Borës, Arbori.

Tashmë Donaldi dhe Bora nuk kanë më asgjë për të fshehur dhe nuk i kanë kursyer aspak fotot edhe në rrjetet e tyre sociale, ku dyshja shihen duke kaluar kohë me njëri-tjetrin.

Së fundmi, aktori dhe moderatori i emisionit ‘Më lër të flas’ ka publikuar në Instastory një foto të Borës me djalin e saj, duke e shoqëruar gjithashtu edhe me një dedikim shumë të ëmbël.

“Dy të preferuarit e mi”, ka shkruar aktori krahas fotos. Donaldi ka treguar dhe më herët se ka një raport shumë të ngushtë me Arborin.

You may also like