Donaldi si Spiderman, po Trixa si u duk sonte? – Shqip

by admin
Spread the love

23:30 | 21 Shkurt 2022

Top Channel ka organizuar “After Party”.

Me të nisur festa, yjet e BBV kanë filluar të publikojnë foto e video të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Por ajo çfarë ka habitur të gjithë është veshja e Donaldit i cili u shfaq i veshur si “Spiderman”.

Ndonëse aktori Veshaj nuk ka postuar asgjë në profilin e tij nga mbrëmja e sotme, ishin miqtë e tij ata që zbuluan praninë e Donaldit në festë dhe paraqitjen e tij unike.

Është për tu habitur por as sonte Donaldi dhe Trixa nuk janë parë bashkë, por këngëtarja me fotot që ka postuar në instagram ka konfirmuar prezencën e saj në festë.

Trixa u shfaq me një fustan të zi i cili ia theksonte linjat trupore.

Se a do kemi ndonjë foto të çiftit nga festa mbetet për tu parë./Shqip/

You may also like