Donaldi puthte vajza që 13 vjeç

by admin
Spread the love

Në emisionin “Wake up” sot (e hënë) kanë qenë të ftuar vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj.

Ata kanë folur për emisionin e tyre më të ri me karakter argëtues, të quajtur “Më lër të flas”, që tashmë ka nisur transmetimin në Top Channel.

Ndër të tjerash, vëllezërit aktorë zhvilluan së bashku edhe një lojë, ku u pyetën rreth detajeve të jetës sendimentale të njëri-tjetrit.

Në një moment, Romeo u pyet nga moderatori se nëse e dinte se kur ka qenë e dashura e parë zyrtare e Donaldit.

Vet Donaldi tha se nuk e mban mend, por vëllai i tij u përgjigj duke thënë se kishet qenë 13 vjeç dhe se në atë moshë ka qenë një donzhuan i vërtetë, ku femrat i shkonin pas.

Donaldi përndryshe ka qenë shumë i përfolur për jetën e tij private që nga koha kur ishte në Big Brother VIP, pasi ai i dha fund lidhjes me këngëtaren Beatrix Ramosaj, gjersa ka shprehur dëshirën për një rikthim në krahët e ish-të dashurës së tij, prezantueses Bora Zemani.

 


You may also like