Doli pozitiv me doping, futbollisti argjentinas ia hedh fajin… gruas

by admin
Spread the love

Më 18 tetorin e kaluar, futbollisti argjentinas, Papu Gomez, u skualifikua për dy vjet nga autoriteti spanjoll antidoping (deri më 18 tetor 2025). 

Sulmuesi u dënua për marrjen e terbutalinës, një substancë e ndaluar. Në ditët pas rezultatit pozitiv të analizave, lojtari u mbrojt duke deklaruar se e kishte marrë substancën në mënyrë të pavullnetshme përmes një shurupi të përdorur nga fëmijët e tij. Tani, një muaj pas skualifikimit, argjentinasi dhe avokatët e tij ia kanë vënë fajin gruas së tij. 

Lojtari dhe avokatët e tij e kanë apeluar menjëherë skualifikimin dhe në këto orë, siç raporton Relevo, synimi është që ta kalojë të gjithë përgjegjësinë mbi gruan e tij.  

ARGJENTINA

Linda Raf konsiderohet fajtore se i ka dhënë lojtarit të Monzës shurupin e kollës, që përmban substancën e inkriminuar. Një shurup që ishte blerë pak kohë më parë për djalin e tij. 

Kësisoj Papu Gomez do të apelojë në nenin 10.5 të Kodit Botëror Anti-Doping.  

Neni lejon anulimin e skualifikimit në rast të mungesës së fajit ose neglizhencës. Për momentin është e vështirë të përcaktohet nëse kjo strategji e veçantë mbrojtëse do të pranohet apo jo. Sepse nuk bëhet fjalë për ushqime apo pije të gëlltitura në mënyrë të pavullnetshme, por në çdo rast për një ilaç. 

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like