Doktoresha jashtë spitalit të Mestre thotë se të plagosurit e tragjedisë në Itali janë të gjithë ‘të rinj’ dhe ‘të huaj’ (fotot)

by admin
Spread the love

Në spitalin Dell’Angelo Mestre në Venecia janë shtruar shumica e të plagosurve të tragjedisë së aksidentit të autobusit në veri të Italisë.

Doktoresha Federica Stella tha sot se të plagosurit e “aksidentit shumë të pazakontë” ishin të gjithë të rinj”, si dhe “qytetarë të huaj”.

“Është padyshim një skenar shumë unik, një autobus që bie nga 10 metra dhe më pas merr flakë, falë ndihmës së zjarrfikësve situata u menaxhua relativisht në kohë, sa mundej”, tha kirurgia për mediat jashtë spitalit.

“Disa prej pacientëve u shtruan këtu në njësinë e kujdesit intensiv, të tjerë u shtruan në spitalet e Mirano, Dolo, dhe në spitalet e specialiteteve si Treviso e Padua.”

Stella shtonte se po punohet përveç kujdesit ndaj pacientëve, dhe për krijimin e hapësirave për familjarët dhe afrimin e përkthyesve.

“Kemi mirëpritur përkthyer për pacientët e huaj, si dhe njësitë e mbështetjes psikologjike për pacientët. Një zonë e veçantë e spitalit është përshtatur procedurat mbështetëse, mbledhjen e informacionit dhe identifikimin e njerëzve”.

Doktoresha shtonte më tej: “Të plagosurit janë të gjithë të rinj. Familjarë po vinë në spital, ashtu si ata që vijnë nga shtete të tjera. Dje nuk kishim familjarë që ishte diçka e çuditshme, pasi kishte shumë të huaj në autobus”.

Të paktën 15 të plagosur janë në spitale ndersa 21 persona kane  humbur jeten nga tragjedia e rëndë, që besohet se erdhi nga humbja e papritur e ndjenjave të shoferit.

Autoritetet kanë bërë me faj dhe infrastrukturën rrugore, por autobusi elektrik kishte kapërcyer barrierat e sigurisë duke rënë në binarët hekurudhorë poshtë saj e duke marrë flakë.