Dogana e RMV-së konfiskoi veshmbathje të markës Louis Vuitton, Dior dhe Michael Kors në vlerë 325 mijë euro – Shqip

by admin
Spread the love

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në kufirin Deve Bair janë konfiskuar veshmbathje të brenduara të markave Louis Vuitton, Dior dhe Michael Kors në vlerë të gati 20 milionë denarëve.

“Pothuajse 2 mijë copë rroba të brenduara, këpucë dhe çanta femrash me firmën e Louis Vuitton, Dior, Montclair, Gucci, Versace, Burberry, Michael Kors dhe markave të tjera të famshme të modës janë sekuestruar nga një ekip mobil i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve, pas kontrolleve në një automjeti mallrash që ishte i regjistruar për transit në vendkalimin kufitar Deve Bair. Ngarkesa vinte nga Turqia dhe është dashur të transportohet në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas vlerësimit, nëse këto produkte shiten si origjinale, vlera e tyre totale në treg do të ishte 19,9 milionë denarë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

You may also like