Dogana e Maqedonisë sekuestroi vaj ulliri, raki shpie e çaj mali të gjetur në një veturë me targa daneze

by admin
Spread the love

Nga Dogana thonë se vlera e mallit arrinte në mbi 28 mijë denarë.

“Më datë 31.07.2023, në vendkalimin kufitar Bllato gjatë hyrjes në vend, doganierët kanë ndaluar tentativën për import të paligjshëm të produkteve të padeklaruara, të cilat ndodheshin në një automjet pasagjerësh me targa daneze.

Pas kontrollit të kryer të automjetit, i cili u paraqit si i zbrazët, dhe personi K.S. nuk lejonte të kryhet kontrolli në bagazh dhe në pjesën e pasme, janë gjetur 59 litra vaj ulliri në 4 kanaçe, 19 litra raki të bardhë shtëpie në 8 shishe dhe 7.5 kilogramë çaj mali të paketuar në 21 qese plastike.
Vlera e mallit të ndaluar përkohësisht arrin në 28.560 denarë, ndërsa vlera e detyrimeve të evituar është 11.873 denarë, dhe kundër personit është ngritur procedura përkatëse”, njoftojnë Doganat.

MARKETING




You may also like