Do të të nxjerr me ceremoni nga kjo shtëpi

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli dhe Tea kanë pasur një debat shumë të fortë këtë javë në shtëpinë e Big Brother VIP. Dyshja kanë ngritur tonet me njëri-tjetrin për shkak të buxhetit të ndarë nga Tea, e cila nuk plotësoi kërkesën e Luizit, i cili donte të ishte jashtë buxhetit.

E që prej spektaklit të së martës, mes Teas e Luizit nuk ka pasur thuajse fare komunikim brenda shtëpisë, sepse kështu vendosi vetë ish-konkurrentja e Përputhen. Por, mesa duket ajo ka vendosur të ndryshojë mendim, pasi së fundmi e ka ftuar Luizin të bisedojnë së bashku e të sqarohen.

Gjatë bisedës së tyre, këngëtari Luiz Ejlli nënvizoi sërish se nuk i ka bërë asgjë asaj, por Tea deklaroi se ndryshe nga ai, ish-konkurrentja e Përputhen do të bënte çdo lloj gjëje për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

‘Prej kësaj shtëpie unë ty do të të nxjerr me ceremoni. Gjithkush ka radhën e vet, të gjithë me radhë jemi’- i ka thënë Luizi-Teas.

You may also like