Do të subvencionohet rritja e pagave në sektorin privat nga 3.000 në 10.000 denarë

by admin
Spread the love

Si pjesë e  e pakos së nëntë të masave antikrizë që Qeveria e harmonizoi në seancën e sotme, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi ka theksuar se do të subvencionohet sektori privat, me mundësi rritje të pagës nga 3.000 në 10.000 denarë.

Për dallim nga zgjidhja e paraprake ligjore, me të cilin pati mundësi të rriten pagat në sektorin privat nga 600 deri në 6.000 denarë, Bytyqi tha se masa e re ka disa kufizime, por me mundësi të rritjes së pagave nga 3.000 në 10.000 denarë, ndërsa për shumën e rritur të pagës, punëdhënësi do të paguajë vetëm tatimin mbi të ardhurat personale, ndërsa do të lirohen nga pagesa e kontributeve.

Bytyqi konsideron se kjo masë drejtpërdrejt do të ndikojë në uljen e ekonomisë joformale dhe siç tha ai, është pjesë e aktiviteteve të strategjisë së ekonomisë joformale.

“Kufizimi është se këtë masë mund ta përdorin të të gjithë të punësuarit që kanë pagë deri në një pagë mesatare e gjysmë të paguar për tre muajt e fundit. Kjo do të thotë se nëse në muajin dhjetor, nëntor dhe tetor, paga mesatare e paguar për një të punësuar nuk është më e madhe se paga mesatare një e gjysmë, masën mund ta shfrytëzojnë në 12 muajt e ardhshëm për rritje prej 3.000 deri në 10.000 denarë, e cila do të dakordohen me punëdhënësin. Njëkohësisht ata marrin lirimin në periudhën e ardhshme”, tha Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

 

 

Ministri i Financave, Famtir Besim, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve theksoi se si mbështetje e standardit të nxënësve, Qeveria do të subvencionojë 105.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Ministri sqaron se me nga 1.200 denarë do të subvencionohen nxënësit e shkollave fillore, ndërsa ndërkaq nxënësit e shkollave të mesme me nga 1.800 denarë.

Besimi thotë se përkrahja financiare ka të bëjë për nxënësit nga kategoritë e ndjeshme të familjeve, veçanërisht për ata që janë nga familjet me të ardhura të ulëta deri në dy paga minimale, gjegjësisht 50.000 denarë shuma totale e të hyrave mujore.

“Me këtë sigurohet mbështetje shtesë në këto kushte krize dhe masa do të zbatohet gjatë këtij viti, pesë muaj. Kjo do të thotë se masa do të zgjasë nga dhjetori deri në maj”, tha Besimi.

Masë e ngjajshme është paraparë edhe për transportin e studentëve, shton Besimi, dhe vlen për periudhën deri në qershor, pasi siç tha, studentët kanë obligime edhe gjatë muajit qershor.

Me pakon e nëntë të masave antikrizë do të përfshihen gjithashtu 105.000 nxënës, të cilët do të subvencionohen.

MARKETING



You may also like