Do të sillen masa dhe ndryshime sociale apo ligj i ri për pensionin minimal

by admin
Spread the love

Grupi i punës për shqyrtim të propozimeve për çështjen e pensionit më të ulët në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pakoja e masave pë ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve sot e mbajti mbledhjen e parë konstituive, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministrja Jovanka Trençevska, siç informojnë nga MPPS, anëtarëve të grupit të punës u dëshiroi punë të frytshme dhe sjellje të propozim-zgjidhjeve përmbajtësore të cilat do të prezantohen në Qeveri, ndërsa më tej të jepen për miratim nga Kuvendi.

“Shumë me rëndësi gjatë sjelljes së propozim masave dhe zgjidhjes ligjore për sigurim pensional apo ndryshime të tij, të mbahet llogari për stabilitetin e sistemit pensional dhe pensionet të vazhdojnë të paguhen me kohë dhe rregullisht”, theksoi Trençevska.

Ministrja, thuhet në kumtesë, theksoi edhe se në fokus të punës së grupit të punës do të jenë pensionistët me pensione të ulëta, posaçërisht ata me pension minimal. Më pas, potencoi se do të shfrytëzohen analiza dhe informata të prëgatitura nga palët e përfhsira në grupin e punës, për të cilat do të diskutohet, si dhe se të gjitha propizimet e arritura do të shqyrtohen.

Nga ana e kryetares së grupit të punës u cek se, grupi i punës do të punojë intensivisht, me takime deri dy herë në javë, me qëllim të sjelljes sa më të shpejtë të propozim masave dhe zgjidhjeve ligjore.

Grupi i punës u dakordua se fillimisht do të punohet në sjelljen e masave adekuate sociale për pensionistët me pensione të ulëta, dhe më pas do të ketë qasje drejt zgjidhjes së re ligjore për pension minimal apo ndryshime të zgjidhjes ekzistuese.

MARKETING




You may also like