Do të sekuestrohet pasuria me vlerë mbi 600 mijë euro – Shqip

by admin
Spread the love

Një aksion antidrogë i më shumë departamenteve në kuadër të MPB-së së fundmi ka dhënë rezultate në Shkup, ku siç përcjell KlanM, pas bastisjeve në më shumë lokacione, janë zbuluar substanca narkotike të tipit heroinë, kokainë dhe marihuanë, ndërsa është arrestuar një 45 vjeçar. I dyshuari edhe më herët ka vuajtur dënim me burg prej 15 viteve për tregti me drogë.

“Pas udhëzimeve të Prokurorit Publik Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer hetim penal nga shtatori 2023 deri në janar 2024 për R.K. (45) nga Shkupi, i cili më parë ishte dënuar dhe vuajti dënimin me burgim prej 15 vitesh për shitje droge. Gjatë hetimeve janë siguruar provat materiale dhe është konstatuar se R.K. ka blerë kokainë, heroinë dhe marihuanë dhe më pas i ka ripaketuar dhe rishitur me çmim prej 3000 denarë për një pako kokainë, nga 600 deri në 1000 denarë për një pako heroinë dhe 600 denarë për një pako marihuanë. Gjatë hetimeve janë siguruar provat se R.K. u shiste drogë një numri të madh njerëzish”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Njësiti Special Tigrat mëngjesin e sotëm kanë kryer bastisje në tri lokacione në lagjen Gazi Babë në Shkup. Gjatë kontrolleve, siç thuhet, janë gjetur kokainë, tre peshore dixhitale, 21 kompjuterë me monitor dhe pajisje lojrash, një shumëllojshmëri pajisje kompjuterike me vlerë rreth 120 mijë euro, të cilat dyshohet se janë blerë me paratë e shitjes së drogës, përcjell KlanM.

“Pas pranimit të kallëzimit penal, Prokuroria Themelore Publike Shkup gjatë ditës së nesërme do të nxjerrë Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj të dyshuarit për veprën penale – Prodhimi dhe vendosja në treg e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 i Kodit Penal. Në Gjykatën Themelore Penale Shkup do të dërgohet propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjatë procedurës ndaj të dyshuarit do të kryhet hetim financiar. Nëse vërtetohen dyshimet se pajisjet e gjetura, mjetet e transportit dhe pasuritë e paluajtshme janë përfituar me mjete financiare të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, Prokuroria Publike do të nisë procedurën e konfiskimit, sipas dispozitave ligjore”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

You may also like