Do të mungojë në 6 ndeshjet e ardhshme të Interit, Lukaku kthehet në tetor

by admin
Spread the love

Është e kotë që të krijohen iluzione, sepse tashmë data më e mundshme për të parë sërish në fushë Romelu Lukakun është 2 tetori i ardhshëm, kur Interi do të përballet me Romën dhe 3 ditë më pas do të luajë në Champions kundër Barcelonës.

Sulmuesi belg ka filluar programin e rehabilitimit dhe kontrollet mjekësore që do të zhvillohen javën e ardhshme mund të japin një përgjigje më ta saktë për rikthimin në fushë.

Për momentin nuk është specifikuar shkalla e dëmtimit muskulor dhe ky fakt lë vend për spekulime, por mjafton të kujtohet që një dëmtim identik i Correas një vit më parë e la lojtarin thuajse 2 muaj pushim.

Aktualisht dëmtimi i sulmuesit belg duket më i lehtë, por duket se Lukaku do të mungojë në të paktën 6 ndeshje, 4 në kampionat (Cremonese, Milan, Torino dhe Udinese) dhe 2 në Champions kundër Bayernit dhe Viktoria Plzen. / Oversport.tv

Foto: Inter Twitter

You may also like