Do të ketë ndryshime në formacion – Shqip

by admin
Spread the love

Në kuadër të përgatitjeve në  në Antalia të Turqisë përfaqësuesja e  Maqedonisë së Veriut në  futboll, të hënë zhvillon  ndeshjen e dytë miqësore. Kësaj radhe   do të përballet me reprezentacionin e Malit të Zi që tanimë drejtohet nga  selelskionuesi Robert Prosineçki

Maqedonia e Veriut pas ndeshjes miqësore me Moldavinë ka vazhduar përgatitjet  me  senaca të rregullta për ndeshjen e  dytë miqësore me përfaqësuesen e Malit të Zi.  Pas barazimit me Moldavinë, seleksionuesi Blagoja Milevski sot në press conference tha se edhe pse luajtën mirë ndeshjen e parë, ka gjëra që duhen rregulluar,.

BLLAGOJA MILEVSKI SELEKSIONUES I REPREZENTACIONIT “A”

Nuk mund të mos jem i kënaqur me paraqitjen ndaj Moldavisë, por sigurisht që ka gjëra që duhet t’i rregullojmë nëse duam të shpresojmë për një rezultat pozitiv në ndeshjen e nesërme. Ka gjëra që do të analizohen pas këtyre ndeshjeve, që të shohim se ku jemi në dritaren e qershorit. Do të ketë ndryshime në formacion, sepse jemi këtu për të kontrolluar potencialin e disa lojtarëve në pozicione të ndryshme. Pikërisht për këtë bëhet fjalë për këto dy ndeshje. Është e vështirë të luash kundër një ekipi që ka trajner të ri”, thotë Milevski.

 Nga ana  tjetër portieri Stole  Dimitrievski, theksoi s e kjo ndeshje  do të jetë e veçantë pasi ai në reprezentacion ka  debutuar  pikërisht kundër Malit Zi.

STOLE DIMITRIEVSKI – PORTIER I REPREZENTACIONIT

Mali i Zi është një ekip kombëtar më i mirë se Moldavia.” Është një ndeshje më e veçantë për mua sepse debutimi im ishte në fitoren 3-1 ndaj Malit të Zi në Shkup. Mendoj se përqendrimi ynë në fund të ndeshjes duhet të jetë në një nivel më të lartë, sepse shpesh pranojmë gola në 15/20 minutat e fundit. Duhet të jemi më të koncentruar dhe të përqendruar për të arritur fitoren. Ne kemi raste për të shënuar, por duhet t’i kthejmë ato”, thotë Dimitrievski.

 Ndeshja  miqësore  Maqedoni e Veriut – Mali Zi  luhet të hënën me fillim në ora  18:00 /tvklan.mk

You may also like