Do të debutojë kundër Shqipërisë, trajneri i Kilit publikon listën anti-kuqezinjve

by admin
Spread the love

Kili është kundërshtari i parë i Kombëtares shqiptare në vitin 2024. Kuqezinjtë e Silvinjos do të ndeshen me skuadrën latine në datën 22 mars në orën 20:45, për herë të parë në histori. 

Trajneri i ri i “La Roja”, Rikardo Gareca, i cili do të debutojë në detyrën e re pikërisht përballë kuqezinjve, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy miqësoret ndaj Shqipërisë dhe Francës, me gjelat do të përballem me 26 mars.  

Për sa i përket listës, Klaudio Bravo është rikthimi i madh, edhe pse portieri nuk po merr minuta te Real Betis. Gjithsesi, 40-vjeçari numëron 145 ndeshje me Kilin dhe Gareca kërkon të përfitojë nga përvoja e madhe e ish-kapitenit.  Trajneri i ri ka rikthyer edhe Edouardo Vargas, një emër i njohur për sulmin. 34-vjeçari, autor i 40 golave me Kilin, luan në Brazil me Atletiko MG prej nëntorit të vitit 2020. 

Medel dhe Arturo Vidal janë dy mungesat e mëdha të kësaj sfidë.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like