Do të bllokojmë rrugët nëse nuk zgjidhet problemi – Shqip

by admin
Spread the love

“NUK DUAM TË SHKAKTOJMË TELASHE NË TRAFIK, PROTESTA PAS KREMTIMIT TË DITËLINDJES SË GOCE DELLÇEVIT”

Shkuan para zyrës të Ndërrmarjes për Transport Publik. Dhjetëra transprotues privat kërkojnë takim me drejtorin e Ndërrmarjes por ai nuk i pranoi pasi kishte veçmë takime të caktuara. Protesta është opsion i fundit, por në qoftë se nuk pranohen në takim, ata do të dalin në rrugë por javën e ardhëshme pas kremtimit të shënimit të ditëlindjes së Goce Dellçevit në Shkup.

“I lusim dhe u bëjmë thirrje Qeverisë, drejtorit të NTP-së dhe kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska që të gjejnë një zgjidhje të na pranojnë në takim. Jemi në gjendje shumë të vështië kemi borxhe në të gjitha anët” – tha Jovica Zafirovski.

Ndërrmarja javën e kaluar u ka lëshuar vetëm 5 mijë denarë nga borxhi prej 2 milion eurove. E kjo pë rata është një nënçmim.

“Gjendja financiare është katastrofale, jemi papunë, kemi shumë fatura të papaguara, për naftë, edhe përmbaruesit na kanë ardhur. Nëse nuk ka zghidhje do të dalim në gravë me aurobusa, do të kërkojmë përklrahje prej popullit, por besoj se kryetarja do të na pranojë pasi që ne tash kemi bërë këshill të ri. Nuk akuzojmë askend vetëm duam që të shohim se kush është fajtori përse paratë nuk kanë ardhur” – tha Memet Asani.

Transportuesit privat tashmë tre muaj kanë parkuar autobusat e tyre në garazha. Kryetarja e qytetit Danella Arsovska disa herë me radhë ka deklaruar se qyteti nuk ka nevojë për transportuesit privatedhe pse situate në terren është më ndryshe, qytetarët presin me orë nëpër stacionet e autobusave, madje edhe vonohen në punë dhe shkollë.

E gjithë kjo erdhi pasi transportuesit kërkonin borxhin e me këtë qyteti ndërpreu kontratat me “Slloboda prevoz” dhe “Makespres”, pas së cilës ata protestuan dhe bllokuan qytetin disa ditë me radhë. Kryeministri Kovaçevski u premtoi se do të kërkojë zgjidhje institucionale por deri më tani nuk ka diçka konkrete. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

TI RAPORTON!

You may also like